Në kuadër të porjektit “Të mësuarit në distancë në arsimin e lartë dhe të vazhdueshëm-Zhvillimi i programeve mësimore on-line dhe të kombinuara në Kosove”, i cili implementohet nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Shkolla Austriake e Studimeve të Aplikuara (ASAS) dhe i bashkëfinancuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA), sot kanë përfunduar me sukses dhe janë certifikuar kandidatët e parë në dy kurset universitare “Menaxher i Çertifikuar i Biznesit” dhe “Menaxher i Çertifikuar i Projektit’’.
Me këtë rast, u nënshkrua Marrëveshje tripalëshe në mës të UShAF, ASAS dhe Universitetit të Graz-it, për njohjen e kualifikimit të fituar dhe certifikimin e tij nga Universiteti i Gaz-it. Kjo do të thotë se kandidatët e sukseshhëm të cilët e kalojnë provimin final për këto dy kurse universitare, të organizuar nga Universiteti i Graz-it, të marrin direkt certifikatë nga Graz.
Kjo Marrëveshje hap mundësinë për të gjithë profesionistët kosovar, të cilët janë të interesuar të pajisen me certifikatë nga Universiteti i Grazit për kurset universitare të lartpërmendura, që të mund të bëjnë një gjë të tillë pranë UShAF edhe në të ardhmën.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari falënderoi shtetin austriak për mbështetjen, i cili sipas tij është promotori kryesor i UShAF. Poashtu, ai uroi edhe studentët të cilët me sukses përfunduan këto dy kurse, dhe mes tjerash u shpreh i kënaqur që UShAF do të ketë mundësinë për të vazhduar me këtë projekt me studentët e radhës.
Ndërsa, Herbert Shllajer – Drejtori ndërkombëtar i projektit, falënderoi Rektorin Bajraktari për bashkëpunimin dhe tha se deri më tani kemi arritur një formë të re të arsimimit dhe gjatë muajit dhjetor do t’i dorëzohen kompetencat për realizimin e këtyre projekteve UShAF.
Veton Pira, kandidat i certifikuar në kursin “Menaxher i Çertifikuar i Projektit’’, falënderoi për mundësinë e dhënë për të ndjekur një kurs të tillë, i cili sipas tij është me vlerë dhe i nevojshëm për të gjithë ata të cilët merren me menaxhim, çoftë me menaxhim të projekteve apo menaxhim të ndërmarrjeve.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj Marreveshje ishin pjesëmarrës edhe përfaqësuesit lokal nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA).
This post is also available in: English