Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
UShAF lidhë Marrëveshje Bashkëpunimi me Fabrikën “EXIM METAL” për punën praktike të studentëve
- 4 Nëntor, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe Fabrika “EXIM METAL” në Ferizaj, lidhën sot Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e punës praktike të studentëve.
Fabrika “EXIM METAL”, e cila është e specializuar në projektimin, prodhimin dhe ngritjen e të gjitha llojeve të strukturave të çelikut, do t’iu mundësojë studentëve të kryejnë punën praktike dhe të zhvillojnë temat e diplomës në këtë Fabrikë.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari falënderoi z. Ahmet Hysenaj që pranoi që kjo fabrikë të jetë pjesë e Universitetit, si dhe për mudësinë që po ua jep studentëve të UShAF për t’u profesionalizuar në këtë fushë. Po ashtu, theksoi edhe faktin se z. Hysenaj tanimë është pjesë e Bordit Industrial të Universitetit, i cili me pjesëmarrjen e tij në Bord, së bashku me anëtarët e tjerë do të kontribuojë në zhvillimin sa më të mirë të Universitetit.
Rektori Bajraktari u shpreh i bindur se edhe fabrika në fjalë do të përfitojë nga njohuritë e studentëve dhe nga puna e tyre, të cilët me kreativitetin e tyre do të mund të kontribuojnë në punën që bëhet aty.
Edhe pronari i Fabrikës “EXIM METAL”, z. Ahmet Hysenaj, u shpreh i kënaqur nga nënshkrimi i kësaj Marrëveshje dhe falëndëroi rektorin Bajraktari për kontributin që ka dhënë në zhvillimin Universitetit të Ferizajt.
“EXIM METAL”, përveq importit, eksporton produktet e veta në disa vende evropiane.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
H | M | M | E | P | S | D |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 2 | |||||
3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 |
10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 |
17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 |
24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |
31 |