Në këtë ditë feste të veçantë, duhet të kujtojmë sakrificën e gruas shqiptare ndër shekuj për të ngritur dhe fuqizuar familjen dhe në këtë mënyrë edhe kombin tonë.

Ato lindën e edukuan djemë e vajza që luftuan për liri, e po ashtu edhe intelektualë që i frymëzuan me ndjenjën e atdhedashurisë dhe dëshirën për punë e zhvillim. Ato ishin luftëtare e të paepura për të siguruar të ardhme, duke bërë çdo sakrificë që e kërkonte koha për të emancipuar shoqërinë.

Edhe sot, duke e përkrahur çdo nënë, grua, motër, vajzë, ne i japim fuqinë e duhur të ardhmes dhe shtetit tonë.

Urime 8 Marsi!

Me respekt,

Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor

 

 

This post is also available in: English