Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) shpall thirrje të hapur për mobilitet për studentët që dëshirojnë të realizojnë një periudhë studimi një semestrale në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Saxion, Holandë.

Thirrja është e hapur për studentët e Fakultetint të Turizmit dhe Ambientit, në nivelit Bachelor dhe Master për vitin akademik 2025/2026 semestri dimëror. Numri i përgjithshëm i studentëve që do të përzgjidhen për këtë mobilitet është një.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një letër motivuese në gjuhën angleze në email adresën: [email protected]

Afati i Aplikimit

Data e fundit për dorëzimin e aplikimeve është 19 prill 2025.

Për më shumë informata, kontaktoni Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UShAF.