Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) shpall thirrje të hapur për mobilitet për studentët që dëshirojnë të realizojnë një periudhë studimi një semestrale në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg, Austri.

Thirrja është e hapur për studentët e këtyre fakulteteve:

  • Dy studentë nga Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit
  • Dy studentë nga Fakulteti i Arteve të Aplikuara
  • Dy studentë nga Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit

Thirrja vlen për studentët e nivelit Bachelor (nga viti i dytë i studimeve) dhe për studentët e nivelit Master per vitin akademik 2025/2026 semestri dimëror. Numri i përgjithshëm i studentëve që do të përzgjidhen për këtë mobilitet është gjashtë.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një letër motivuese në gjuhën angleze në email adresën: [email protected]

Afati i Aplikimit

Data e fundit për dorëzimin e aplikimeve është 15 prill 2025.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për studentët që të përfitojnë nga përvojë ndërkombëtare në një institucion të njohur për standardet e tij të larta akademike.

Për më shumë informata, kontaktoni Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UShAF.