Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj njofton se është hapur thirrja për aplikimin e studentëve për mobilitet studimor në kuadër të projektit Erasmus+ KA171-2024 në Universitetin e Teknologjisë dhe Arteve, Varshavë, Poloni, për semestrin veror të vitit akademik 2025/2026.
Thirrja për mobilitet përfshin tri (3) bursa dedikuar studentëvev nga:
- Fakulteti i Arkitekturës Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit (Bachelor dhe Master)
- Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikës (Bachelor)
- Fakulteti i Menaxhmentit (Bachelor dhe Master)
Studentët e interesuar duhet të dërgojnë një letër motivuese në gjuhën angleze në email adresën e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UShAF: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 20 Nëntor 2025