Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Salzburg, në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në kuadër të programit Erasmus+ International Credit Mobility, të financuar nga Komisioni Evropian, hap thirrjen për mobilitet për semestrin Dimëror 2024.

 

Thirrja për mobilitet përmban bursa për studime afatshkurtra dedikuar për studentët e UShAF, të nivelit bachelor nga viti i dytë i studimeve dhe studentët e nivelit master.

Afati i fundit për aplikim është deri me datë 22 Mars 2024.

Studentët me më pak mundësi janë të inkurajuar të aplikojnë, lexoni listën e prioriteve në këtë link:

Priorities of the Erasmus+ Programme | Erasmus+ (europa.eu)

Për më shumë informacione rreth mënyres të aplikimit, gjeni të bashkëngjitur dokumentin: Fact Sheet