Universiteti i Gazit në Turqi në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në kuadër të programit Erasmus+ International Credit Mobility, të financuar nga Komisioni Evropian, hap thirrjen  për mobilitet për semestrin pranveror 2022. Thirrja për mobilitet përmban 2 bursa dedikuar për studentët e UShAF.

Të drejtë aplikimi kanë studentët në nivelin bachelor nga viti i dytë i studimeve dhe studentët në nivelin master në Fakultetin e Arkitektuës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit dhe studentët në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Informatikës.

Afati i fundit për aplikim është deri me datë 18 shkurt 2022. 

Për më shumë informacione rreth mënyrës së procedurës së aplikimit dhe listës së lëndeve, klikoni në këtë link.

https://obs.gazi.edu.tr/oibs/bologna/index.aspx?lang=en&curOp=showPac&curUnit=83&curSunit=831111584#

This post is also available in: English