Mob:

+383 44

Web:

ushaf.net

Prof. As. Dr. Muharrem Salihaj

Mësimdhënës

Që nga viti 2023, Prof. As. Dr. Muharrem Salihaj, është mësimdhënës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Për më shumë se katër vite, Salihaj, ishte ligjërues në “International Business College” në Mitrovicë” (IBCM) dhe tri vite si ligjërues në “Rochester Institute of Technology” (AUK), në Kosovë.

Ai ka një përvojë mbi njëzet vjeçare me Kompaninë Amerikane “Kellogg Brown & Root”, e cila mbështet misionin e KFOR-it Amerikan në Kosoëe. Në këtë kompani, ai, kontribuoi në fushën e mjedisit, e sidomos në atë të menaxhimit, trajtimit dhe riciklimit të ujërave të zeza dhe mbetjeve të tjera organike, që gjenerohen në këtë bazë. Është trajnuar në Francë dhe Gjermani, për ta sjellur këtë përvojë në Kosovë.

Është ekspert në fushën e mjedisit, i licencuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të Republikës së Kosovës.

Salihaj studimet themelore i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Xehëtarisë dhe Metalurgjisë, dega e Teknologjisë në Mitrovicë, ku mori titullin Inxhinier i diplomuar i teknologjisë, kurse studimet Master, po ashtu, i përfundoi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin e Gjeoshkencave dhe Teknologjisë, në Mitrovicë. Studimet e doktoratës i përfundoi në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në fushën e bujqsisë dhe mjedisit, në drejtimin “Shkenca Mjedisore”.

Ka një numër të konsiderueshëm të punimeve shkencore, të publikuara në revista ndërkombëtare, si dhe ishte pjesëmarrës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Prof. As. Dr. Muharrem Salihaj flet gjuhën angleze.

This post is also available in: English