Email:
Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Mob:
+383 44 261 931
Web:
Prof. Asoc. Dr. Milihate Aliu
Mësimdhënës
Milihate Aliu është Mësimdhënëse në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Informatikës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Ka diplomuar në vitin 1990 dhe ka magjistruar në vitin 2004 në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore, Departamenti i Kimisë në Prishtinë. Disertacionin e doktoraturës e ka mbrojtur në Institutin e Kimisë të Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore në Universitetin Sveti Kirili dhe Metodij, Shkup, Republika e Maqedonisë në vitin 2011 dhe me këtë mori gradën Doktor i shkencave të Kimisë.
Nga viti 1999 e deri në 2006 ka punuar si Asistent në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore, Departmenti i Kimisë. Nga viti 2002 e deri në 2004 ka punuar si Asistent në Universitetin Shtetëror të Tetovës, kurse nga 2004 e deri në 2011 ka punuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë Kordinatore për Kosovë e rrjetit të CEEPUS (Central European Exchange Program for University Studies) “Science without borders – Bridge between Central Europe and Balkan” CII-SI-0409-01-0910 dhe CII-SI-0409-02-1011.
Në vitin 2012 zgjedhet në thirrjen akademike Profesor Asistent në Universitetin e Prishtinës, kurse nga vitin 2017 është zgjedhur Profesor i Asocuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Nga viti 2017 punon profesoreshë me honorar në Koligjin Fama.
Nga viti 2013 Profesoresha Aliu është anëtare e Rrjetit të Grave Akademike në Qendrën për Barazi Gjinore. Ka qenë anëtare e Komisionit për Studime Themelore në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj (2013-2015) dhe anëtare e Këshillit Mësimor/Shkencor në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (2015-2016). Nga viti 2016 është anëtare e Këshillit Drejtues në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Prof. Asoc. Dr. Milihate Aliu ka të botuara 1 monografi shkencore, 10 punime shkencore (9 të publikuara në bazat Web of Science, Scopus, Science citation index, PubMed etj), ka 15 prezantime në konferenca shkencore dhe 60 SCI citime. Interesi i saj kërkimor është në fushën e ndotjes së mjedisit dhe monitorimit. Nga 1.09.2009 – 1.10.2009 ka qëndruar në Institutin e Kimisë, FSHMN, Universiteti Sveti Kirili dhe Metodij, Shkup. Republika e Maqedonisë në trajnim për zhvillimin e metodave analitike në hulumtimin e metaleve të rënda në mostra të ndryshme me aplikimin e ICP-MS dhe ICP-AES.
Profesoresha Aliu flet gjuhën angleze, maqedone dhe serbo-kroate.
This post is also available in: English