Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44
Web:
Prof. As. Lejla Ibrahimi
Anëtare e Këshillit Drejtues
Prof. As. Lejla Ibrahimi, nga viti 2019, është anëtare në Këshillin Drejtues e zgjedhur nga Senati i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Nga viti 2018, ajo është mësimdhënëse në Fakultetin e Arteve të Aplikuara në këtë Universitet.
Nga viti 2015 deri në vitin 2018, Ibrahimi punoi si Zyrtare për Marrëdhënie me Publikun në kompaninë “LinkPlus IT”, ku koordinoi ngjarje, ofroi mbështetje logjistike dhe organizoi konferenca për shtyp e ngjarje të tjera. Gjithashtu, ruajti marrëdhënie të mira ndërmjet kompanisë dhe bizneseve, punonjësve, investitorëve, ligjvënësve, klientëve dhe komuniteteve, si dhe ka hartuar dhe zbatuar plane për angazhime me ekspozim të lartë dhe aktivitete në fushën e marrëdhënieve me publikun.
Nga viti 2008 deri në vitin 2018, shërbeu si Menaxhere Marketingu në Dizajn House, ku ka zhvilloi dhe menaxhoi departamentin e marketingut, si dhe ka dizajnoi fushata të ndryshme me të gjitha shërbimet grafike dhe multimediale. Interesat e saj kërkimore përfshijnë fushën e dizajnit dhe historinë e artit. Puna e saj përqendrohet në dizajnimin e shumë shërbimeve grafike, si: logove, librave, revistave, posterave dhe katalogjeve. Disa nga projektet e saj përfshijnë dizajnimin e logos, për produktin “Silforce”, si dhe ambalazhit për kompaninë gjermane “Dolorgiet,”, e poashtu edhe për brendimin e kolegjit ALSS (Academy of Leadership Sciences Switzerland) në Zvicër.
Studimet bachelor dhe master i ka përfunduar në Departamentin e Dizajnit Grafik, në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht, vijon studimet e doktoratës në Fakultetin Filozofik, dega Histori, në Universitetin e Prishtinës.
Në faqen e internetit për fotografi www.imageopolis.com, ku pjesëmarrës ishin fotografë nga e gjithë bota, Ibrahimi ka dy shpërblime: 1) përzgjedhja e stafit (SC – Përzgjedhja e Stafit: Shtabi i Përgjithshëm në Imageopolis; i përbërë nga fotografë, administratorë, programues).
2) FP – Foto e veçuar: Zgjedhur nga çdo kombinim i stafit dhe redaktorëve, ku ajo paraqet një foto të jashtëzakonshme.
Prof. As. Lejla Ibrahimi mori pjesë në tri ekspozita: “Gjon Mili 2010”, “Gjon Mili 2012”, dhe “Ura me tri harqe”, në vitin 2012.
This post is also available in: English