Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

Ligj. MSc. Kushtrim Cukaj

Prorektor i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Sigurimit të Cilësisë

Mësimdhënës në Fakultetin e Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit

Ligj. MSc. Kushtrim Cukaj, aktualishit, është Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim të Cilësisë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Në këtë institucion, ai, është si mësimdhënës nga viti 2012.

Para angazhimit të tij si mësimdhënës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Cukaj punoi në intitucione të tjera publike të Republikës së Kosovës dhe në organizata ndërkombëtare.

Nga viti 1999- 2000 punoi si asistent në misionin e NATO-s, KFOR, në rajonin e Pejës.

Cukaj, nga viti 2000- 2010 punoi si zyrtar i lartë dhe mbikqyrës i drejtpërdrejt për procese zgjedhore në OSBE, në Kosovë, në rajonin e Pejës, ndërsa në vitet 2011-2013 ishte i angazhuar si ekspert i fushës së pylltarisë në cilësinë e Kryesuesit të Bordit për Menaxhimin e Pyjeve- MBPZHR , Qeveria e Kosovës.

Në vitin 2012 udhëhoqi zyrën për bashkëpunim ndërkombëtar, në Universitetin Haxhi Zeka-Pejë.

Midis viteve 2014-2018, udhëhoqi dhe menaxhoi të gjitha aktivitetet dhe operacionet në cilësinë e Menaxherit në Postën e Kosovës Sh.A., rajoni i Pejës.

Nga viti 2018 deri në vitin 2020,  ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Në vitin 2021, udhëhoqi Agjensionin për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të Minisitrisë së Drejtësisë, në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Pozitën e Koordinatorit për Zhvillim Akademik dhe Sigurim të Cilësisë në UShAF e mbajti midis viteve 2022- 2024.

Studimet bachelor dhe master i mbaroi në Departamentin e Industrisë së Drurit – Fakulteti i Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ai është duke vazhduar me studimet e doktoraturës në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Pyjore.

Ai ka shumë prezantime në konferenca të ndryshme ndërkombëtare. Gjithashtu,  publikoi punimet e tij në revista të njohura ndërkombëtare dhe kontribuoi në organizata e mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtar në botë në fushën e pylltarisë dhe industrisë së drurit, restaurimit të objekteve të vjetra nga druri, menaxhmentit, proceseve zgjedhore, administrates publike, etj.

Ligj. MSc. Kushtrim Cukaj flet gjuhën angleze, gjermane dhe serbokroate.

Lëndët e mbuluara sipas thirrjes akademike:

  1. Historia dhe Stilet në Arkitekturën e Interierit
  2. Mobiliet e Buta
  3. Praktikë
  4. Mirëmbajtja dhe restaurimi i Interierit
  5. Dizajni i Hapësirave Komerciale
  6. Dizajni i Eksterierit
  7. Mirëmbajtja dhe Restaurimi i Produkteve nga Druri

Curriculum Vitae (CV)

This post is also available in: English