Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44
Web:
Prof. Asoc. Dr. Ismail Mehmeti
Dekan i Fakultetit të Menaxhmentit
Prof. Asoc. Dr. Ismail Mehmeti, aktualisht është Dekan i Fakultetit të Menaxhmentit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Nga viti akademik 2018-19 është mësimdhënës në po të njëjtin universitet, ku edhe në vitin 2022 u avancua në thirrjen akademike Profesor i Asociuar.
Angazhimi akademik i Mehmetit filloi në vitin 2013. Midis viteve 2013 e 2018 ishte ligjërues në Kolegjin “Pjetër Budi” në Prishtinë, ku për tri vite ishte edhe udhëheqës i programit Doganë dhe Shpedicion, në nivelin Master. Gjatë përvojës së tij në këtë institucion ishte edhe anëtar i Senatit, si dhe anëtar i disa komisioneve, në mesin e të cilave edhe anëtar i komisionit për akreditim të programeve në kuadër të këtij Kolegji.
Mehmeti, për rreth 18 vite, pra nga viti 2001 deri më 2018, punoi si menaxher në Doganën e Kosovës, ku merrej me udhëheqjen e aktiviteteve doganore në kufijtë e Kosovës dhe në sektorët e brendshëm profesional të Doganës së Kosovës.
Studimet Bachelor i përfundoi në vitin 2000, në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet Master në vitin 2010, në po të njëjtin fakultet, në Universitet të Prishtinës. Studimet e doktoratës i përfundoi në vitin 2017, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, në Shkup, në Maqedoninë e Veriut.
Në vitin 2022 botoi monografinë “Ligjet në Funksion të Biznesit”. Ka realizuar recensione të librave shkencorë, në mesin e tyre ishte edhe recensent i librit shkencor “E Drejta Doganore”– 2014, i monografisë “Roli i projekteve në zbatimin e strategjisë së zhvillimit të Kosovës”- 2021, si dhe i monografisë “Karakteristikat e marketingut në fushën e shërbimeve të sektorit bujqësor”- 2023.
Ai mori pjesë në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka publikuar punime shkencore në revista të ndryshme me recension ndërkombëtar dhe me impakt faktor. Poashtu mori pjesë në disa tryeza shkencore dhe seminare të organizuara nga institucionet e arsimit të lartë në vend.
Prof. Asoc. Dr. Ismail Mehmeti, ka njohuri te mjaftueshme të gjuhës angleze, kroate dhe turke.
This post is also available in: English