Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës

Mob:

+383 44 693 788

Web:

ushaf.net

Prof. As. Dr. Gazmend Deda

Prodekan për Bashkëpunim me Industri, Punë praktike, Teknologji dhe Digjitalizim

Mësimdhënës në Fakultetin e Menaxhmentit

Prof. As. Dr. Gazmend Deda, aktualisht është Prodekan për Bashkëpunim me Industrinë, Punë Praktike, Teknologji dhe Digjitalizim në Fakultetin e Menaxhmentit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Gazmendi është anëtar i Senatit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj nga Fakulteti i Menaxhmentit dhe aktualisht shërben si Koordinator për Zhvillim të Karrierës dhe Punë Praktike.

Në vitin 2020, ai u punësua si staf i rregullt akademik në Fakultetin e Menaxhmentit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, dhe në të njëjtin vit, në këtë universitet, u avancua në thirrjen akademike profesor asistent.

Nga viti 2012, ai ishte asistent i angazhuar në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj, dega e Universitetit të Prishtinës.

Para përvojës së tij në arsimin e lartë, pra nga viti 2008 deri në vitin 2020, ai, ishte profesor në Shkollën e Mesme Profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka”.

Deda diplomoi në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT), ku, në vitin 2008, mori titullin Ekonomist i diplomuar. Në vitin 2012 përfundoi studimet master dhe mori titullin Magjistër në Marketing dhe Menaxhim. Në vitin 2019, Deda, doktoroi në “Organizimin dhe Menaxhimin e Prodhimit”, në Universitetin e Agrokulturës në Plovdiv, Bullgari.

Ai mori pjesë në dhjetëra konferenca shkencore dhe, gjithashtu, ka publikuar dhjetëra punime shkencore.

Lëndët e mbuluara sipas thirrjes akademike:

  1. Lidershipi;
  2. Menaxhimi dhe Ndërmarrësia (për IT);
  3. Menaxhimi dhe Zhvillimi i Produkteve dhe Shërbimeve te reja ne Ndërmarrje;
  4. Ndërmarrësia Sociale;
  5. Analiza e tregut dhe sjellja konsumatorë;

Curriculum Vitae (CV)

This post is also available in: English