Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44
Web:
PhD. Cand. Feride Qorrolli-Lubishtani
Ligjëruese
PhD. Cand. Feride Qorrolli-Lubishtani, nga viti 2018, është ligjëruese në Fakultetin e Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Nga viti 2014 deri në vitin 2018, ajo, ishte asistente në po të njëjtin Universitet. Gjatë viteve 2014 e 2018, ajo ishte profesoreshë e matematikës në shkollën e mesme “Qendra e Kompetencës” në Ferizaj.
Krahas aktiviteteve të saj mësimore dhe kërkimore, ajo ishte edhe anëtare e Senatit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, si përfaqësuese e Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit. Këtë pozitë, tashmë, është duke e ushtruar në mandatin e dytë.
Ajo, aktualisht, është në studime të doktoratës në Fakultetin Natyror-Matematikor “Shën Kirili dhe Metodi”, në Universitetin e Shkupit. Studimet Master në Mësimdhënie të Matematikës i kreu në vitin 2017, në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ato Bachelor i kreu në vitin 2014, në po të njëjtin Universitet.
Gjatë karrierës së saj, ajo ligjëroi lëndë të ndryshme matematikore. Qorrolli-Lubishtani ishte autore dhe bashkautorë e disa punimeve të rëndësishme në fushën e matematikës. Ajo, po ashtu, ka marrë pjesë edhe në konferenca të ndryshme ndërkombëtare.
This post is also available in: English