Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44
Web:
PhD. Cand. Faton Spahiu
Anëtar i Këshillit Drejtues
PhD. Cand. Faton Spahiu, aktualisht, është anëtar i Këshillit Drejtues, i zgjedhur nga Senati i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Karrierën e tij, si ligjërues, në Fakultetin e Arteve të Aplikuara, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj e filloi në vitin 2021. Nga viti 2014 deri në vitin 2020, Spahiu, ishte ligjërues në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, në Kolegjin UBT.
Spahiu ka dizajnuar një numër të madh projektesh në fushën e arkitekturës dhe dizajnit të interierit jo vetëm në Kosovë, po edhe jashtë vendit.
Me projektin “Mr Fisher Restaurant”, ku realizoi dizajnin e interierit të këtij restoranti, në vitin 2023, ai mori çmimin e madh ndërkombëtar të arkitekturës “BIG SEE AWARD 2023”, që u mbajt në Lubjanë të Sllovenisë.
Me përvojën e tij të madhe në fushën e softuerëve të arkitekturës, ai, që nga viti 2012, mori disa çertifikime të rëndësishme ndërkombëtare, nga lideri botëror i softverëve të fushës së Inxhinierisë AUTODESK.
Nga viti 2019 ai u çertifikua me nivelin më të lartë për mësimdhënie të softverëve AUTODESK CERTIFIED INSTRUCTOR (platinum badge).
Studimet bachelor i përfundoi në Kolegjin UBT në Prishtinë në drejtimin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, ndërsa studimet master i përfundoi në drejtimin Dizajni Arkitektonik dhe Parametrik në Universitetin Polis, në Tiranë. Aktualisht është në studimet e doktoratës, në Universitetin “Kiril i Metodij”, në Shkup të Maqedonisë.
This post is also available in: English