Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44
Web:
Prof. As. Dr. Fari Bushi
Mësimdhënës
Prof. As. Dr. Fari Bushi është mësimdhënës në Univeristetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, i zgjedhur në tetor 2019 për lëndët: Menaxhimi i Operacioneve, E-Marketingu dhe Zhvillimi i Bizneseve dhe Ndërmarrësia në Turizëm.
Para zgjedhjes së tij si mësimdhënës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ka punuar si Mësimdhënës në Kolegjin Universitar “Vizioni për Arsim”-VPA 2012-2013 ku ka ligjëruar lëndën “Bazat e Kontabilitetit” dhe nga viti 2013 deri 2018 ligjëroi në Kolegjin Universitar “Universum” si Mësimdhënës i lëndëve: Analiza Financiare, Kontabiliteti Menaxherial, Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, Financat Publike, Menaxhmenti Strategjik, Sjellje Organizative, Ekonomia Globale, Ambienti Biznesor.
Një kohë ka punuar si mësimdhënës në Shkollat e mesme “Skenderbeu”, në Kaçanik dhe “Dardania”, në Han të Elezit.
Ai kreu detyra të ndryshme si Anëtar i Ekipit për Strategjinë Zhvillimore të Komunës së Hanit të Elezit në vitin 2009, Kryetar i Komitetit Kosultativ për Zhvillim Ekonomik e Planifikim Urban në Han të Elezit për vitet 2010-2013, Anëtar i Bordit të Kompanisë Publike “Pastrimi” në Han të Elezit.
Ai ka të publikuara disa punime në Revistë Ndërkombëtare dhe vazhdon të punoj në këtë drejtim. Fakultetin Ekonomik, Fakultetin Filozofik “Gjuhë dhe Letësi” dhe Magjistraturën në Fakultetin Ekonomik, i ka prfunduar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa Doktoraturën e prfundoi n Universitetin Ndërkombëtar të Strugës më 30.06. 2015.
Prof. As. Dr. Fari Bushi i njeh gjuhët serbokroate dhe angleze.
This post is also available in: English