Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44
Web:
PhD. Cand. Etleva Blakaj
Prorektor i Bashkëpunimit me Industri, Punës Praktike dhe Aktiviteteve Komerciale
Mësimdhënës në Fakultetin e Arteve të Aplikuara
Etleva Blakaj është Prorektore për Bashkëpunim me Industri, Punë Praktike dhe Aktivitete Komerciale në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Në vitin akademik 2018–2019, Blakaj, u angazhua si Lektore në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Nga viti 2023 deri në shtator 2024 ishte edhe Koordinatore për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Gjatë viteve 2016 – 2018 ishte e angazhuar si lektore në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”. Nga viti 2017 deri në vitin 2021, Blakaj ishte e angazhuar si ligjëruese edhe në Kolegjin AAB.
Midis viteve 2012 e 2018, Blakaj, ishte udhëheqëse e zyrës së WUS Austria (World University Service–Austrian Committee) në Kosovë, një organizatë austriake joqeveritare, e cila implementon projekte në arsimin e lartë, në vende të ndryshme të botës. Gjatë kësaj periudhe, Blakaj, ishte udhëheqëse e Projektit “Higher KOS – Promovimi i Arsimit të Lartë dhe Shkencës në Kosovë”, financuar nga Qeveria Austriake, pastaj udhëheqëse e Projektit ALLED “Harmonizimi i Arsimit me Kërkesa të Tregut të Punës”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Austriake, si dhe e shumë projekteve tjera të TEMPUS-it. Në vitin vitin 2023, ajo u zgjodh edhe Koordinatore për Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Në vitin 2015, e angazhuar si eksperte nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, bën vlerësimin e programeve të Gjuhës Gjermane, të ofruara nga shkollat private të gjuhëve të huaja.
Blakaj, në vitet 2008 – 2012, punoi në Ambasadën Austriake në Kosovë, ku ishte e angazhuar si përkthyese dhe asistente personale e Ambasadorit.
Në vitet 2007 – 2008 punoi si zëvendëse e emisares austriake për arsim dhe kulturë, e dërguar nga Ministria e Arsimit e Austrisë, me ç’rast u morr me implementimin e projekteve të ndryshme në fushën e arsimit.
Në vitet 2005 – 2007 punoi si mësimdhënëse e Gjuhës Gjermane në “American School of Kosova”. Gjatë periudhës 2003 – 2005 punoi si mësimdhënëse e Gjuhës Gjermane në Gjimnazin “Sami Frashëri”, në Prishtinë, ndërsa në vitet 2002-2003 si mësimdhënëse në “Europäische Schule”, shkollë e udhëhequr nga gjermanët.
Në vitin akademik 2016 – 2017, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Blakaj regjistroi studimet e doktoraturës në fushën e gjuhësisë. Në po të njëjtin Universitet, në Fakultetin Filologjik, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, në vitin 2016, përfundoi studimet e masterit. Studimet themelore, katërvjeçare, i përfundoi në vitin 2001, poashtu në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filologjik, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane.
Ka marrë pjesë në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka publikuar punime në revista ndërkombëtare.
Etleva Blakaj flet gjuhën angleze, gjermane dhe atë serbe.
Lëndët e mbuluara sipas thirrjes akademike:
- Gjuhë Gjermane I,
- Gjuhë Gjermane II (në të gjitha fakultetet)
This post is also available in: English