Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

PhD. Cand. Blerina Bytyçi

Dekan i Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit

PhD. Cand. Blerina Bytyçi, Aktualisht, është Dekane e Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Aktiviteti i saj akademik filloi në shkurt të vitit 2022, kur edhe u zgjodh ligjëruese, në Fakultetin e Turizmit dhe Ambientit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Deri më tani, ajo, ka ligjëruar në disa lëndë në fushën e turizmit. Nga viti 2015 deri në vitin 2021 ishte zyrtare për informim dhe monitorim të mediave në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Si koordinatore për zhvillim akademik, në po të njëjtin universitet, emërohet në vitin 2022.

Nga viti 2021 deri në vitin 2022 ishte anëtare e Senatit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Nga viti 2008 deri në vitin 2011 punoi në organizatën “Prishtina Rea” si ndihmës trajnere, ku ishte përgjegjëse për ofrimin dhe monitorimin e shërbimeve mbështetëse për trajnime, hulumtime, studime dhe aktivitete të tjera që kishin të bënin me projektet që implementoheshin nga kjo organizatë. Gjatë vitit 2011 ishte mbikëqyrëse në Entin e Statistikave të Kosovës.

Në vitin 2009, ajo përfundoi studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Sociologjisë. Në gusht të vitit 2021, ajo mori titullin Master në Menaxhim dhe Inovacion në Turizëm në Fakultetin e Turizmit dhe Ambientit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Aktualisht është në studimet doktorale, në Universitetin “Shën Klementi”, në Ohër të Maqedonisë.

Blerina ka botuar disa punime në revista shkencore ndërkombëtare, si dhe po ashtu ka marë pjesë në konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare.

Ajo flet gjuhën angleze dhe atë serbe.

This post is also available in: English