Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44 143 192

Web:

ushaf.net

Prof. Asoc. Dr. Bislim Lekiqi

Mësimdhënës

Prof. Asoc. Dr. Bislim Lekiqi është Profesor i Asociuar në Fakultetin e Menaxhmentit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Ai, ishte pjesë e universitetit që nga themelimi i tij.

Nga tetori 2013 ishte profesor i angazhuar në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara, në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 2010, përvojën e tij akademike e zhvilloi edhe në institucione të tjera të arsimit të lartë si në: Kolegjin “Pjetër Budi”, në Prishtinë, Kolegjin “AAB”, në Prishtinë dhe Ferizaj, në Universitetin “Ukshin Hoti”, në Prizren, si dhe në Universitetin “Kadri Zeka”, në Gjilan.

Në periudhën 2000 – 2010 ishte Drejtor i Qendrës Rajonale për Punësim në Ferizaj, në të cilën përfshiheshin edhe komunat: Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë. Në vitin 2003 ishte përfaqësues i MPMS në projektin për Krijimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve për Kosovë.

Në vitin 2005 dhe në vitet në vijim, në marrëveshje me ZAV Bonn, zbatoi programin e parë të punësimit sezonal në Gjermani për studentët kosovarë.

Në periudhën 2006 – 2013 ishte koordinator për Kosovë i Fondacionit Ballkannet, financuar nga Qeveria Gjermane, duke ju ofruar institucioneve dhe bizneseve qasje në zhvillim profesional në fusha si: PPP, Energjia e ripërtritshme, Standardet ndërkombëtare dhe ato Gjermane të cilësisë, etj.

Studimet bazë dhe ato të magjistraturës në fushën e menaxhimit, i mbaroi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2004, si bursist i Qeverisë Gjermane, përfundoi ngritjen profesionale në Fushën e Menaxhimit në InWEnt (Internationale Weiterbildung und Entwicklung GmbH) – Gjermani.

Me 21-03-2013 e mori titullin Doktor i Shkencave në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, me temë: Efektet e motivimit në menaxhimin e burimeve njerëzore në ndërmarrjet përpunuese.

Ai ka një numër të konsiderueshëm të punimeve të prezentuara dhe të botuara në konferenca dhe revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Poashtu, ka të publikuara edhe punime të tjera hulumtuese, për institucionet ku ai punoi.

Prof. Asoc. Dr. Bislim Lekiqi flet gjuhën gjermane dhe atë serbo-kroate, kurse për gjuhën angleze ka njohuritë fillestare.

This post is also available in: English