Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44
Web:
Prof. Asoc. Dr. Bashkim Mustafa
Prodekan për Mësim, Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë
Prof. Asoc. Dr. Bashkim Mustafa, aktualisht është Prodekan për Mësim, Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë, në Fakultetin e Menaxhmentit, në Universitetitn e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Në vitin 2024 u avancua në thirrjen akademike Profesor i Asocuar. Karriera e tij si mësimdhënës në Fakultetin e Menaxhmentit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), filloi në vitin 2019.
Angazhimi akademik i Mustafës filloi në vitin 2011, në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës, ku ishte i angazhuar si asistent. Në këtë kohë ishte i angazhuar edhe në Kolegjin Gjilani, njësia në Prishtinë, si profesor ligjërues.
Sa i përket angazhimeve të tjera profesionale, Mustafa, ishte edhe ekspert i jashtëm për çështje financiare, në disa Komisione Hetimore Parlamentare, që janë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Këto komisione ishin për çështje të procesit të privatizimit, të vendimmarrjes në sektorin e energjisë, si dhe për blerjen e librave shkollorë në periudhën 2006-2022.
Në mars 2019, ishte anëtar i Komisionit të Ndihmës Shtetërore, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Në vitet 2016-2020, ishte Drejtor i Shitjeve dhe Marketingut në Postën e Kosovës Sh.A., Në këtë periudhë ishte edhe këshilltar biznesi për Kryeshefin Ekzekutiv (2012-2016). Mustafa, në vitet 2016-2017, udhëhoqi Komitetin e Auditimit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Poashtu, në vitet 2007-2012 punoi si shef i shërbimit për studimet master dhe të doktoratës, në Universitetin e Prishtinës. Nga prilli 2023, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është certifikuar si ekspert gjyqësor në fushën financiare.
Studimet Bachelor i përfundoi në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës. Po aty i përfundoi edhe studimet Master me temën “Decentralizimi fiskal sfidat dhe qëndrueshmëria”. Ndërsa, në vitin 2018 përfundoi studimet e doktoratës.
Kontributi i tij shkencor fokusohet kryesisht në fushën e financave publike, e politikave makroekonomike, e menaxhimit financiar, dhe e kostos. Ai ka të botuar një monografi dhe disa punime shkencore me recension ndërkombëtar në revista të indeksuara. Poashtu ka marrë pjesë në seminare dhe trajnime të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare të organizuara nga institucionet e arsimit të lartë në vend.
Ai, si konsulent në fushën e biznesit, poashtu, merret me hulumtime varësisht nga kërkesat e Institutit për Kërkime Ekonomike dhe Juridike (IERLS). Gjithashtu, angazhohet rregullisht në diskutimet publike që mbulojnë temat ekonomike në vend, duke ofruar analizë dhe këshillë për zhvillimet ekonomike dhe politikat publike.
Ai ka njohuri të mjaftueshme të gjuhës angleze.
This post is also available in: English