Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

Prof. Asoc. Dr. Bashkim Thaçi

Këshilltar i Rektorit

Mësimdhënës në Fakultetin e Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit

Prof. Asoc. Dr. Bashkim Thaçi, është Profesor i Asociuar në Fakultetin e Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Ai është ekspert në fushën e shkencave pyjore, teknologjisë së drurit dhe ekologjisë së qëndrueshme.

Përveç angazhimeve akademike, ai ka shërbyer si anëtar i Senatit të Universitetit të Prishtinës dhe si këshilltar i Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë.

Studimet e doktoratës i përfundoi, në vitin 2013, në Fakultetin e Shkencave Pyjore, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ndërsa studimet e magjistraturës, në vitin 2005 në po të njëjtin institucion. Në vitin 2018, mori titullin akademik Prof. Asoc. në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ku është profesor i lëndëve Eko-Dizajni, Ergonometri, Dizajn Interieri dhe Ekologjia e qëndrueshme.

Thaçi ka publikuar një sërë artikujsh shkencorë dhe ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare mbi tematika të ndryshme rreth mësimdhënies, pyjeve, mbrojtjes së mjedisit, si dhe shkencës mbi drurin.

Prof. Asoc. Dr. Bashkim Thaçi flet gjuhën angleze.

Lëndët e mbuluara sipas thirrjes akademike:

  1. Ekologjia dhe Shkenca e Ambientit
  2. Druri dhe nënproduktet e tij
  3. Mbrojtja dhe Siguria në Punë
  4. Ekologjia dhe Shkenca e Ambientit
  5. Planifikimi, projektimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm

Curriculum Vitae (CV)

This post is also available in: English