Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44 186 196

Web:

ushaf.net

Prof. Asoc. Dr. Aziz Rexhepi

Mësimdhënës

Prof. Asoc. Dr. Aziz Rexhepi është mësimdhënës në Fakultetin e Menaxhmentit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Studimet themelore dhe master, Rexhepi, i përfundoi në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet e doktoratës i përfundoi në Universitetin Evropian të Tiranës, ku fitoi titullin shkencor doktor i menaxhmentit.

Në vitin 2017 punoi si profesor i rregullt në Kolegjin Universitar “UBT”, në Prishtinë. Në vitin 2013 është emëruar Drejtor i Shkollës së Mesme Ekonomike “Faik Konica”, në Ferizaj. Midis viteve 2011 e2014 ishte ligjërues në Kolegjin Universitar “Vizioni për Arsim”, në Ferizaj. Në vitin 2012, ai ishte hartues i plan-programeve, në kuadër të MASHT-it, për drejtimet ekonomike, për shkollat e kompetencave. Që nga viti 2005 ishte mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Ekonomisë, në Ferizaj.

Në vitin 1992 udhëhoqi biznesin privat nëFerizaj. Mes viteve 1985 dhe 1990, ishte udhëheqës i Shërbimit Komercial në kuadër të Kombinatit Bujqësor Industrial, në Organizatën Themelore Tregtia në Ferizaj.G Në vitin 1989 ishte themelues i kooperativës “Komogllava”, në Komogllavë.

Ishte pjesëmarrës në mbi 30 seminare dhe trajnime të ndryshme në fushën e arsimit dhe të biznesit, trajnime këto të mbajtura nga organizata të ndryshme si: KulturKontakt Austria, European Business Competence License. Ai posedon certifikatë akreditimi nga Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë, si trajner i akredituar i skemës së këshillimeve dhe trajnimeve mbi bazën e vauqerve. Në trajnimin për mentorim dhe vlerësim nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, ai ka marrë çertifikatë nga Universiteti i Agrokulturës i Krakovës (Poloni) dhe IFDC në marketing etj.

Rexhepi, gjithashtu,  ka një numër të konsiderueshëm të punimeve  shkencore të publikuara dhe  të indeksuara në  revistat e njohura  me  recension ndërkombëtar dhe me impakt  faktor, si  dhe mori pjesë në konferenca  të ndryshme,  vendore dhe ndërkombëtare, në fushën e menaxhmentit.  . Ai ka të botuar një libër, “Ndikimi i Faktorëve Motivues në Procesin e Vendimmarrjes në NVM të e Kosovës (Proceedings Book).

Flet gjuhën angleze dhe serbo-kroate.

This post is also available in: English