Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

ushaf.net

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha

Mësimdhënëse

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha është Profesoreshë e Asociuar, në Fakultetin e Turizmit dhe Ambientit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Përvoja e saj profesionale përfshinë edhe angazhime në organizata ndërkombëtare si USAID, Banka Botërore, BE-ja, GIZ, ADA, WUS Austria, OeAD dhe ZSI, ku kontribuoi në zhvillimin e programeve arsimore dhe rritjen e kapaciteteve institucionale. Përveç kësaj, Arbresha ka punuar ngusht me institucionet kombëtare, si Ministria e Arsimit në Kosovë, duke mbështetur zhvillimin e politikave dhe përmirësimin e standardeve arsimore.

Arbresha ka përfunduar studimet post-doktorale, në Shkencat e Komunikimit, në Universitetin e Vjenës. Ajo gjithashtu përfundoi studimet doktoraturale në Shkencat e Komunikimit dhe Informimit në Universitetin e Studimeve Shtetërore të Bibliotekës dhe Teknologjive të Informacionit në Sofje, si dhe studimet M.A. në Menaxhimin dhe Marketingun e Biznesit. Studimet B.A. i përfundoi në Gjuhë dhe Letërsi Angleze, në Universitetin e Prishtinës.

Gjatë studimeve postdoktorale në Universitetin e Vjenës, Arbresha, në bashkëpunim me udhëheqësen shkencore, përfundoi raportin hulumtues mbi bashkëpunimin mes akademisë dhe industrisë në Austri, duke analizuar ndikimin e tij në zhvillimin ekonomik dhe teknologjik. Raporti thekson rolin e institucioneve të arsimit të lartë në ‘misionin e tretë’, duke transferuar dijen dhe teknologjinë përmes partneriteteve me industrinë. Ajo gjithashtu organizoi një punëtori në Universitetin e Vjenës me përfaqësues nga qeveria, akademia, industria dhe agjencitë financuese, duke promovuar bashkëpunimin për projekte të qëndrueshme.

Në aspektin kërkimor, Arbresha publikoi punime shkencore në revista ndërkombëtare me recension ndërkombëtar dhe impakt faktor, duke kontribuar në fushat e komunikimit, menaxhimit, turizmit dhe bashkëpunimit mes akademisë dhe industrisë. Ajo gjithashtu ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare, ku ka prezantuar gjetjet e saj kërkimore dhe ka kontribuar në avancimin e diskursit shkencor në fusha të ndryshme akademike.

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha flet gjuhën angleze.

This post is also available in: English