Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 49 713 008

Web:

ushaf.net

Prof. As. Dr. Alberta Tahiri

Mësimdhënëse

Alberta Tahiri ka lindur në qytetin e Pejës, ku ka kryer shkollën fillore dhe të mesme. Në vitin 2003 ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë, në drejtimin “Administrim Biznesi” dhe mori titullin Baçelor në Administrim Biznesi.

Studimet posdiplomike ajo i ka filluar dhe mbaruar në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në degën: Menaxhment dhe Financa, ndërsa në vitin 2014 – 2015 ka filluar studimet e doktoraturës në Universitetin  “Shën Klimenti i Ohrit”, në Fakultetin e Turizmit dhe Hotelerisë në Ohër, në degën “Menaxhimi i Turizmit”, të cilat i përfundoi në vitin 2017-të me temën: “KOMPETENCAT MENAXHERIALE PËR KRIJIMIN E STRATEGJIVE EFEKTIVE DHE KONTROLLIN, SI FAKTOR PËR ZHVILLIMIN E HOTELERISË NË KOMUNËN E PEJËS”.

Ajo ka punuar në disa vende, si: Zv. Drejtoreshë e Qendrës Didaktike në Pejë, në periudhën 2008 – 2010, pastaj si Asistente dhe Zyrtare për Financa në Zyrën e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Pejës, prej vitit 2010 – 2017. Në vitin 2014 ajo filloj të ligjëroj në Kolegjin IP – Internacional Prizren. Në vitin 2015 ka filluar të ligjëroj në Kolegjin “Vizioni Për Arsim”, në Ferizaj. Në vitin 2016 ka filluar të ligjëroj në Kolegjin “Gjilani ”, në Gjilan. Ndërsa, në vitin 2017 ka filluar të ligjëroj në Kolegjin “Biznesi ”, në Prishtinë. Aktualisht punon mësimdhënëse në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në Fakultetin e Turizmit dhe Ambientit, ku mbulon lëndët e Turizmit dhe Hotelerisë.

Tahiri ka botuar disa punime dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, ndër të cilat më të njohurat janë: 7-th, International Scientific Conference organized by Ulcinj Municipality and Institute for Scientific and Development, held in Ulcinj (MNE) 2015; International Conference Compliance of the standards in South – Eastern European Countries with the harmonized standards of European Union 2015;

The 9 “International Scientific Conference” organized by Ulcinj Municipality and Institute  for Scientific Research and Development, held in Ulcinj (MNE) 2016; 12-th International Conference on Social Sciences Amsterdam 2017 etj.

Punimet më të njohura të Tahirit janë: Touristic potential of Kosovo and its development strategies”, “The role and importance of tourism ethics”, ” The theory of sustainable Tourism Development of Republica Kosovo”, “Assessment of the quality of products in tourism”, ” Market Environment and Methods of Market Segmentation”, “The Impact of Geography on the Development of Kosovo Tourism”.”Ethical Standards in Tourism” 2018 “Promoting Activities in Tourism Republic of Kosovo “, 2018.

Ka të botuar librin universitar “MENAXHIMI NË TURIZËM”, Prishtinë, 2017, ndërsa është në përgatitje e sipër të botimit të librit universitar “AKTIVITETET PROMOVUESE NË TURIZËM”.

This post is also available in: English