Në kuadër të projektit “Heras”, studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (Resul Qorrolli, Anduela Kasumaj, Premtim Kamberi dhe Lorita Rama), realizuan një vizitë studimore katër ditore në Austri.

Gjatë kësaj vizite, studentët e UShAF prezantuan projektet e tyre para përfaqësuesve të universiteteve dhe kompanive të ndryshme me impak të lartë në Graz dhe Vienë të Austrisë, si: “University of Applied Sciences FH-JOANNEUM” në Graz, Kompania “Holz Cluster”, Agjencia e Konsulencës “BDO” dhe Universiteti të Vjenës. Po ashtu, studentët shpalosën sukseset e këtyre projekteve dhe treguan etapat e punës që nga aplikimi e deri te realizimi final i tyre, ku morën vlerësime të larta për punën e realizuar.

Në këtë vizitë studimore morën pjesë: studentë, mësimdhënës dhe staf menaxherial të Universiteteve Publike të Kosovës, ku u prezantuan praktikat aktuale, përvojat, mundësitë dhe sfidat në zbatimin e një qasje studimore të aplikuar. Për më tepër, vizita siguroi një platformë për të diskutuar mundësitë, sfidat dhe pikat hyrëse për forcimin e një qasje të aplikuar të studimit në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit midis universitetit dhe industrisë.

This post is also available in: English