Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit programi ‘’Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobilieve’’, kan bërë prezentimin e punës së realizuar gjatë zhvillimit të lëndës Seminar (Intership) në ndërmarrjet e përpunimit të drurit, në regjionin e Ferizajt.  

Gjatë prezantimit të studentëve, i pranishëm ishte edhe Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, si dhe stafi akademik e adminstrativ. Kjo e bëri prezentimin e punëve dhe arritshmërive të studentëve me më shumë vlerë dhe të mirësardhur. Ata, me sukses të shkëlqyeshem shpjeguan arritshmëritë dhe konkretizimin e projekteve të realizuara përmes produkteve të prezentuara.  

 Në fund të prezantimeve, Rektori Bajraktari përgëzoi studentët për arritshmëritë e prezentuara dhe uroi për suksese të vazhdueshme. Gjithashtu, ai tha se do të jetë gjithmonë i gatshëm që t’i mbështesë në rrugëtimin e tyre profesional.  “E ardhmja ju takon juve studentë të nderuar, profesionistëve të rinj dhe ne jemi krenar me ju”, u tha studentëve Rektori Bajraktari. 

 

This post is also available in: English