Nëntori mbetet muaj i lavdisë dhe krenarisë kombëtare, duke na kujtuar Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
28 Nëntori simbolizon sakrificat dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të popullit shqiptarë, nga Gjergj Kastrioti, Ismail Qemali, Isa Boletini, deri te Adem Jashari, si dhe të të gjithë heronjëve dhe dëshmorëve, të cilët gjatë historisë së popullit shqiptarë, brez pas brezi, dhanë jetën për lirinë dhe të ardhmen e kombit tonë.
Gjithmonë do të përkulemi para jetës dhe veprës së të gjithë atyre që sakrifikuan për një të ardhme më të mirë për shqiptarët!
Urime 28 Nëntori!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor