Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Rektori Bajraktari priti në takim Parlamentin Studentor të UShAF
- 12 Tetor, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), të prirë nga kryetarja e tyre Xhyljeta Xhymshiti, vizituan rektorin e Universitetit, Prof. Dr. Agron Bajraktari.
Rektori Bajraktari uroi përfaqësuesit e rinj të Parlamentit Studentor për punën e bërë dhe aktivizimin e tyre në kërkesat për zhvillimin dhe përsosjen e studentëve të UShAF, si dhe u premtoj atyre se do të mundohet që çdo kërkesë të ua bëjë realitet.
“Gjithmonë do ta keni mbështetjen time dhe asnjëherë mos hezitoni të më takoni për qfardo kërkese tuajën. Bashkë do të bëjmë shumë aktivitete, të cilat do të jenë në favor të studentëve. Tani më jemi pajisur edhe me staf të ri, gjë që garanton forcimin dhe ngritjen e cilësisë në institucionin tonë. Është kënaqësi kur shkon në një kompani dhe shumica e punëtorëve dalin të jenë studentë të UShAF, kjo është vërtët emocionuese dhe tregues i mirë që UShAF po prodhon vërtetë kuadro profesionale për tregun”, theksoi Rektori.
Ndërsa, përfaqësuesit e Parlamentit Studentor falënderuan rektorin për përkrahjen e vazhdueshme, si dhe premtuan se bashkëpunimi nuk do të mungoj asnjëherë nga ana e tyre.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Ambasadori i Italisë në Kosovë mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet UShAF dhe SmartCity Corporation në Itali 21 Tetor, 2025
- Studentët e UShAF prezantojnë punën dhe kreativitetin e tyre në Panairin Studentor 2025 21 Tetor, 2025
- Rektori Bajraktari mori pjesë në Konferencën e 9-të Vjetore të Procesit të Berlinit për Shkencë, Arsim, Kërkim dhe Inovacion 20 Tetor, 2025






