Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Realizim i mësimit praktik nga studentët e UShAF
- 30 Mars, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Studentët e UShAF të Fakultetit të Inxhinierisë Industriale me Informatikë nën udhëheqjen e dekanëve, z. Ismet Malsiu dhe z. Fatmir Çerkini si dhe ligjërueses, znj. Binaze Jashari, realizuan mësimin praktik në kompaninë “Pista Ekoplast”, në Rahovec dhe kompaninë “Fetoshi”, në Xerxë – Rahovec.
Në kompaninë “Pista Ekoplast”, studentët për së afërmi u njoftuan me procesin e ripërpunimit (riciklimit) të materialeve polimere, ndërsa në kompaninë “Fetoshi”, për prodhimin dhe tregëtimin e materialeve ndërtimore dhe izoluese.
Menaxheri i kompanisë “Pista Ekoplast”, z. Ilir Pista veç tjerash theksoi rëndësinë e mbledhjes së mbeturinave dhe riciklimit të tyre, veprimtari e cila ndikon në mbrojtjen e ambientit mjedisor.
Ndërsa menaxheri i kompanisë “Fetoshi”, z. Nazmi Kryeziu, theksoi investimet e bëra në teknologjinë e re për prodhimin e styroporit për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm, si dhe shumë zbukurimeve të tjera të cilat po ashtu ndikojnë në kursimin e energjisë nëpër banesa të ndryshme.
Studentët mbetën të kënaqur nga kjo ditë e punës praktike dhe falënderuan kompanitë për mikpritjen dhe sugjerimet – spjegimet e dhëna në mënyrë të drejtpërdrejtë në këto procese teknologjike të prodhimit.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
| H | M | M | E | P | S | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
| 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
| 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
| 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
| 29 | 30 | 31 | ||||
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Punëtori dyditore “Introduction to AI in Design and Arts” në UShAF 4 Dhjetor, 2025
- Rektori Bajraktari uron të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit 27 Nëntor, 2025
- L A J M Ë R I M 27 Nëntor, 2025


