Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Punëtori në dizajnimin e produkteve nga studentët e Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit
- 8 Maj, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit
Studentët e Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobileve realizuan Punëtori në Universitet, në kuadër të lëndës ‘’Dizajni i Produktit’’.
Punëtoria ka për qëllim krijimin dhe dizajnimin e produkteve inovative dhe multifunksionale në mobileri.
Në Punëtori, morën pjesë rreth 80 studentë, të cilët bënë dizajnimin e disa produkteve së bashku me profesorin e lëndës, Florit Hoxha.
Produktet më të mira të përzgjedhura të studentëve do të marrin pjesë në ekspozitën ‘’Profesionistët e së Ardhmes 4’’, e katërta me radhë, e cila do organizohet me datë 29 maj nga studentët dhe profesorët e UShAF. Me këtë rast studentët do të kenë mundësinë t’i prezantojnë produktet para bizneseve kosovare, ku do të mund të krijojnë mundësi bashkëpunimi dhe kyçje në treg.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me restorantin “Hija e Maleve” në Jezerc 27 Tetor, 2025
- Ambasadori i Italisë në Kosovë mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet UShAF dhe SmartCity Corporation në Itali 21 Tetor, 2025
- Studentët e UShAF prezantojnë punën dhe kreativitetin e tyre në Panairin Studentor 2025 21 Tetor, 2025



















