Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Prorektori Bujar Pira mori pjesë në Konferencën “Arsim për të ardhmen”
- 27 Prill, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë në UShAF, Prof. Dr. Bujar Pira mori pjesë në Konferencën dy ditore “Arsim për të ardhmen, Fuqizimi i bashkëpunimit në mes të institucioneve të Arsimit të Lartë të Kosovës, Qeverisë dhe Sektorit Privat”, të organizuar nga KUSA (Kosovo United States Alumni) dhe Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Qëllimi i Konferencës ishte trajtimi i mungesës së bashkëpunimit në mes të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe tregut të punës, me fokus të veçant zbutjen e dallimit në mes të njohurive, aftësive dhe kompetencave që institucionet e arsimit të lartë u ofrojnë studentëve dhe kërkesave të tregut të punës.
Në këtë Konferencë u trajtuan tema të ndryshme në disa sesione, ku njërën prej tyre e ka qenë folësi kryesor prorektori Pira me temën “Mësimdhënia me studentin në qendër, Mësimnxënia dhe Vlerësimi”. Në kuadër të temës ndër të tjera prorektori foli edhe për çasjen e menaxhmentit të UShAF ndaj studentëve, si dhe stimulimin që ua japin atyre duke i përfshirë në procese të rëndësishme. Sipas tij transferi i dijes duhet të evoluoj në praktika të reja të mësimdhënies ku në fokus është studenti, duke ndikuar në zhvillimin e shkathtësive dhe njëkohësisht ruajtjen e kreativitetit të tyre në të menduar.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
| H | M | M | E | P | S | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Njoftim 31 Dhjetor, 2025
- Urimi i Rektorit për festat e fundvitit 24 Dhjetor, 2025
- Njoftim 24 Dhjetor, 2025


