Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Profesorët nga Universiteti i Gazit mbajtën ligjërata para studentëve dhe mësimdhënësve të UShAF
- 6 Janar, 2016
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit
Profesorët nga Universiteti i Gazit në Ankara Prof. Asoc. Dr. Cevdet Sogutlu dhe Prof. Asoc. Dr. Hamza Cinar, të cilët po qëndrojnë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), kanë mbajtur ligjërata para studentëve dhe mësimdhënësve të këtij universiteti, të cilët po marrin pjesë në punëtorinë “Bazat e Dizajnit dhe Dizajni i Hapsirave Komerciale”.
Me këtë rast, u.d. rektori, z. Agron Bajraktari iu uroi mirëseardhje profesorëve nga Turqia dhe theksoi se me këtë po fillon edhe zbatimi i marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar me Universitetin e Gazit, e që është shumë e rëndësishme për UShAF si universitet i ri. Ai foli edhe për mundësi tjera të bashkëpunimit me këtë universitet dhe theksoi se shkëmbimi i përvojave do të vazhdojë edhe më dërgimin e disa studentëve dhe profesorëve në Universitetin e Gazit në pranverë
Profesorët u shprehën shumë të kënaqur me faktin që janë në Kosovë dhe po ndajnë përvojat e tyre me studentët dhe mësimdhënësit e UShAF dhe për këtë mundësi që iu është dhënë falënderuan u.d. rektorin Bajraktari.
Në ligjëratën e tij, Prof. Asoc. Dr. Cevdet Sogutlu foli për artin tradicional turk të punimeve të drurit. Ai foli po ashtu edhe për teknikën e përpunimit të drurit, për të cilën tha se është shumë e rëndësishme në këtë lloj arti, ndërsa tha se janë pesë artizanate bazike tradicionale turke dhe ato janë: punimet nga tekstili, nga druri, qeramika, metalet dhe punimet kaligrafike.
Profesor Sogutlu, ligjëratën e tij e koncentroi te punimet e drurit, ku para studentëve prezantoi punime interesante të mjeshtërisë turke të përpunimit të drurit dhe foli edhe për historinë e këtyre punimeve.
Ndërsa, Prof. Asoc. Dr. Hamza Cinar në ligjëratën e tij foli për dizajnin në përgjithësi, respektivisht kuptimin dhe origjinën e dizajnit dhe literaturën për të. Duke folur për dizajnin në vendin e tij, ai tha se dizajni turk bëri një revolucion në industri gjatë shekullit 20 dhe 21. Ai po ashtu, prezantoi punime interesante të dizajnit turk dhe, ndër të tjera tha se, dizajni mund të ndryshojë edhe aspekte sociale dhe kulturore në shoqëri, e po ashtu ka efekt të madh ekonomik.
Universiteti i Gazit është universiteti i dytë më i madh në Turqi, ndërsa marrëveshja e bashkëpunimit me këtë universitet, në historinë e Universitetit të Shkencave të Aplikuara, mbetet marrëveshja e parë ndërkombëtare e nënshkruar pas themelimit të tij.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Urimi i Rektorit për Festat e Fundvitit 24 Dhjetor, 2024
- Njoftim 24 Dhjetor, 2024
- Studentët dhe stafi akademik i UShAF realizojnë vizitë studimore në universitete dhe qendra kulturore të Shqipërisë 17 Dhjetor, 2024