Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Përfaqësues të UShAF, të prirë nga Rektori Bajraktari, qëndruan për vizitë zyrtare në Salzburg të Austrisë
- 4 Mars, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Në kuadër të projektit “Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësueshmëri”, Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, i shoqëruar nga prorektorët, Prof. Dr. Bujar Pira dhe Prof. Asoc. Dr. Afrim Loku, kanë qëndruar për vizitë zyrtare në Salzburg të Austrisë.
Ky ishte takimi i parë dy ditorë i Komitetit për Sigurimin e Cilësisë i projektit, i cili u mbajt në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Salzburgut dhe kishte për qëllim angazhimin e partnerëve të projektit në menaxhimin e tij, në mënyrë që të sigurojnë cilësinë e projektit dhe të aktiviteteve të projektit konform standardeve, si dhe kërkesave projektit.
Në këtë takim morën pjesë nga 3 përfaqësues të të gjitha institucioneve partnere të projektit.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni i UShAF kishte takime të ndara me përfaqësues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Salzburgut, me të cilët UShAF ka një bashkëpunim 12 vjeçar, për mundësitë e bashkëpunimit në projekte të ndryshme në të ardhmen.
Projekti “Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësueshmëri” është projekt i programit Erasmus+, i financuar nga Bashkimi Evropian, ku UShAF është partner në projekt.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Urimi i Rektorit për Festat e Fundvitit 24 Dhjetor, 2024
- Njoftim 24 Dhjetor, 2024
- Studentët dhe stafi akademik i UShAF realizojnë vizitë studimore në universitete dhe qendra kulturore të Shqipërisë 17 Dhjetor, 2024