Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Përfaqësues të UShAF qëndruan për vizitë zyrtare në Kutahja të Turqisë
- 5 Mars, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit

Prorektori për Mësim, Shkencë dhe Çështje Studentore i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. As. Dr. Rrahim Sejdiu, i shoqëruar nga Këshilltari i Rektorit të UShAF, z. Azem Jashari, morën pjesë në punëtorinë me temën “Fuqia bashkuese e kulturave ndërkombëtare dhe roli i universiteteve”, në Universitetit “Dumlupinar” në Kutahja të Turqisë.
Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të 25 shteteve, të cilat përfaqësuan 75 universitete. Në mesin e këtyre universiteteve morën pjesë edhe katër Universitete Publike nga Republika e Kosovës.
Gjatë kësaj punëtorie dy ditore, përfaqësuesit e Universiteteve u dakorduan për themelimin e unionit të Universiteteve “Uniting Universities Units” i cili ka për qëllim të ndërlidhë Universitetet pjesëmarrëse në bashkëpunimin e mëtutjeshëm duke aplikuar në projekte të ndryshme të përbashkëta.
Në kuadër të kësaj punëtorie përfaqësuesit e UShAF, veç tjerash nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin “Dumlupinar” të Turqisë.
Përpos aktiviteteve të lartpërmendura u zhvilluan edhe shumë takime me përfaqësuesit e Universiteteve nga mbarë bota me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndëruniversitar.



Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Shkëmbim i përvojave akademike mes UShAF dhe FH Salzburg 11 Mars, 2025
- Ceremoni për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Gruas në UShAF 8 Mars, 2025
- Urime 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas 8 Mars, 2025