Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Përfaqësues të Asociacionit të Agjencisë Rajonale të Zhvillimit qëndruan në UShAF
- 21 Mars, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Përfaqësuese të Assocition of Regional Development Agencies (ARDA), znj. Mrika Macula – Shefe Ekzekutive dhe znj. Rreze Duli – Drejtoreshë Ekzekutive në Veri, të shoqëruara nga Drejtori i Drejtorisë Komununale të Arsimit në Ferizajt, z. Afrim Llabjani dhe Këshilltari i kryetarit të Ferizajt, z. Selim Marevci, qëndruan për vizitë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF).
Fillimisht, përfaqësueset e këtij Asociacioni dhe përfaqësuesit e komunës, u pritën nga Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili i falënderoi për përzgjedhjen e Universitetit tonë për të realizuar projektin i cili ka të bëjë me mbështetjen dhe krijimin e mundësive për gratë, të cilat marrin pjesë në sektorin e energjisë përmes arsimit të avancuar, punësimit dhe sipërmarrjes. Po ashtu, Rektori Bajraktari, përgëzoj këtë iniciativë dhe premtoj se do të ofroj mbështetje të parezervë në realizimin e këtij projekti. Sipas tij përzgjedhja e institucionit tonë është e qëlluar, edhe pse në UShAF zhvillohen programet të lëmive teknike, numri i studentëve që studiojnë tek ne përfaqësohet në masë më të madhe nga gjinia femrore.
Ndërsa, përfaqësueset e ARDA, falënderuan Rektorin për gatishmërinë e bashkëpunimit në këtë drejtim dhe u shprehun të kënaqura me ambientet e përshtatshme dhe të rehatshme, në të cilat ekzistojnë të gjitha parakushtet që ndikojnë në rezultate më të mira të mësimnxënies.
Gjatë kësaj vizite palët u dakorduan që Sesioni Informues të mbahet, me datë 26 mars 2019 në lokalet e UShAF.
Aktiviteti është i mbështetur nga programi Threshold, i dakorduar në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit. Gjatë realizimit të këtij projekti, do të ofrohen bursat të cilat do të mbulojnë koston e plotë të dy viteve të studimeve për gratë dhe vajzat në institucionet e akredituara akdemike, me theks të veçant në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.
Asociacioni i Agjencisë së Zhvillimit Rajonal (ARDA) është një rrjet për zbatimin e politikave të Kosovës dhe BE dhe është një organizatë e pavarur, joqeveritare e themeluar në janar të vitit 2013 nga pesë agjencitë rajonale të zhvillimit (Veri, Lindje, Perëndim, Jug dhe Qendër) në Kosovë dhe mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
| H | M | M | E | P | S | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | |||||
| 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 |
| 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 |
| 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 |
| 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Shpallja e ofertuesit fitues nga projekti GITEKA- Nr. Projekti 101179495 – ERASMUS-EDU-2024-CBHE-STRAND-1 31 Tetor, 2025
- UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me restorantin “Hija e Maleve” në Jezerc 27 Tetor, 2025
- Ambasadori i Italisë në Kosovë mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet UShAF dhe SmartCity Corporation në Itali 21 Tetor, 2025



