Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) pati kënaqësinë të mirëpresë përfaqësues nga Universiteti i Sunderlandit në Londër, David Pepper, Udhëheqës Strategjik për Gjuhën Angleze dhe Integrimin Ndërkombëtar, Universiteti i Sunderlandit në Londër, si dhe Blerton Hyseni, Ligjërues i Lartë/Menaxher i Programit, Universiteti i Sunderlandit në Londër.
Qëllimi i kësaj vizite ishte krijmi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis UShAF dhe Universitetit të Sunderlandit, e cila do të krijojë mundësi të reja për studentët dhe stafin.
Z. Pepper dhe z. Hyseni ndanë me studentët dhe stafin e UShAF-it rëndësinë e kësaj Marrëveshjeje dhe përfitimet që ajo sjell për të dyja institucionet.
Marrëveshja përfshinë zhvillimin e programeve të përbashkëta, shkëmbimin e përvojave akademike, mobilitetin për studentët dhe stafin, projekte të përbashkëta kërkimore, organizimin e trajnimeve profesionale dhe aspekte të tjera të bashkëpunimit.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe përfaqësuesit e Universitetit të Sunderlandit në Londër u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe të zgjerohet në të ardhmen.
Pas takimit, mysafirët u njohën nga afër me ambientet e UShAF, laboratorët dhe hapësirat akademike.
This post is also available in: English