Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se Senati i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka vendosur që të mbahet afati i Prillit 2021.

Paraqitja e provimeve për afatin e Prillit fillon nga data 13.04.2021 deri më 15.04.2021.

Afati i Prillit është i kufizuar dhe studentët mund t’i paraqesin vetem dy provime.

Studentët i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati sitemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitje të provimeve.

Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar përndryshe pas mbylljes së sistemit elektronik është e pamundur paraqitja e provimeve.

Ju njoftojmë se Menaxhmenti i UShAF-it konform rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka bërë përgatitjen për mbajtjen e provimeve, duke u kujdesur për mbajtjen e distancës sociale dhe ofrimin e kushteve sanitare që i përmbushin standardet për ruajtjen e shëndetit publik në kohë të pandemisë.

Studentët e nivelit master, të cilët paguajnë për paraqitjen e provimeve, fletëpagesën mund t’a dërgojnë të skanuar në email-in zyrtar: [email protected]

Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2020/2021 – Afati i Prillit 2021

Bachelor:

– Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve

– Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve të Drurit

– Menaxhment i Turizmit dhe Hotelerisë

– Dizajni Grafik dhe Multimedia

– Inxhinieri Industriale me Informatikë

– Menaxhment Industrial

Master

– Menaxhmi dhe Inovacioni në Turizëm

– Inxhinieria dhe Informatika

– Arkitektura dhe Dizajni i Interierit me Prodhime nga Druri