Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe Universiteti i Sopronit në Hungari kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim themelimin e lidhjeve ndëruniversitare dhe për të zhvilluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
Marrëveshja përfshin:
- Shkëmbimin e stafit akademik, administrativ dhe studentëve;
- Bashkëpunimin në hulumtime dhe shkëmbimin e rezultateve;
- Shkëmbimin e materialeve dhe informacionit shkencor.
Po ashtu, u diskutuan mundësitë për realizimin e programeve të përbashkëta të studimit në nivelin master dhe mundësinë e studimeve të doktoratës për kandidatët nga UShAF.
Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe Rektori i Universitetit të Sopronit, Prof. Dr. Attila Fabian.
Ky bashkëpunim pritet të sjellë përfitime të shumta për të dyja institucionet, komunitetin akademik dhe studentët. Gjatë vizitës, Rektori Bajraktari, i shoqëruar nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë, Ligj. Kushtrim Cukaj dhe Dekan i Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, Ligj. Bujar Jashari, zhvilluan takime me stafin drejtues të Universitetit të Sopronit si dhe vizituan kampusin dhe fakultetet, duke u njohur më nga afër me mundësitë kërkimore dhe akademike të ofruara.
This post is also available in: English