Në kuadër të Programit Erasmus+, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u mbajt Tryezë diskutimi me temë “Mësimnxënia me studentin në qendër, mundësitë dhe sfidat në arsimin e lartë në Kosovë”, me ekspertë për reforma në arsimin e lartë (HERE).

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari u uroi mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve, si dhe falënderoi Erasmus+, për përkrahjen dhe bashkëpunimin për të ngritur cilësinë në arsimin e lartë.

Ndërsa, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë, Prof. Dr. Bujar Pira, i cili njëkohësisht është edhe pjesë e HERE, foli për rëndësinë e mësimdhënies me studentin në qendër.

Në këtë Tryezë u diskutua lidhur me metodologjinë në mësimnxënie me studentin në qendër, si dhe sfidat dhe mundësitë e mësimdhënësve për të aplikuar këtë metodologji. Prezantimi me temën ne fjalë është mbajtur nga Prof. Ass. Dr. Xhavit Rexhaj.

Mimika Dobroshi, Koordinatore e Zyres Erasmus+ në Kosovë, foli për rolin e Zyres Erasmus+ dhe ekspertëve të HERE, të cilët veprojnë në kuadër të kësaj Zyreje në zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë.

Të pranishëm në Tryezë ishin: Rektori i Universitetit të Pejës, Prof. Dr. Armand Krasniqi dhe përfaqësues të universiteteve publike dhe kolegjeve private të Kosovës.

 

 

This post is also available in: English