Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Në UShAF u mbajt ligjëratë kundër trafikimit të qenieve njerëzore
- 7 Qershor, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me iniciativë të Organizatës ORA, u mbajtë një ligjëratë me temën “Parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore”, nga ekspertja ndërkombëtare e kësaj lëmie, znj. Marta Prendi Fetaj.
Fillimisht, znj. Marta dhe përfaqësuesit e Organizatës ORA, i priti në takim Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili i falënderoj për përzgjedhjen e institucionit tonë për mbajtjen e kësaj ligjërate, e cila sipas tij është shumë e nevojshme për vetëdijësimin e të rinjve kosovar për rrezikshmërinë e trafikimit. Po ashtu, Rektori tha se institucioni ynë do të jetë gjithmonë i hapur për bashkëpunim dhe organizime të tilla në të dobi të gjeneratave të reja.
Ndërsa, znj. Marta u shpreh falënderuese për përzgjedhjen e saj për realizimin e kësaj ligjërate dhe tha që ndihet e emocionuar nga mikëpritja e personaliteteve të Kosovës.
Para të rinjve të Ferizajt, znj. Marta shpalosi rrezikshmërinë e trafikimit dhe u tregoj atyre se çfarë është trafikimi, format e trafikimit, mënyrën e trafikimit të të rriturve dhe të miturve, si dhe mënyrën se si të mbrohen nga kjo dukuri negative.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, z. Ilmi Reçica, Kryesuesja e Kuvendit të Ferizajt, Kristina Gashi – Bytyçi, Don Viktor Sopi nga Caritas në Kosovë, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Ferizajt, z. Ekrem Beqiri, si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
| H | M | M | E | P | S | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Menaxhmenti i UShAF viziton Resort Planet në Gjilan 3 Shkurt, 2026
- L A J M Ë R I M 21 Janar, 2026
- Studentët e UShAF në bashkëpunim akademik ndërkombëtar me FH Salzburg 15 Janar, 2026











