Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Në UShAF u mbajt java e informimit e Unionit të Studentëve të Kosovës
- 11 Mars, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Në kuadër të Javës së Informimit të Unionit të Studentëve të Kosovës (USK), anëtarë të këtij Unioni, të prirë nga kryetarja e tyre, znj. Krenare Çerkini, qëndruan sot në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me ç’rast u pritën nga Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari.
Rektori Bajraktari përgëzoj USK-në për këtë iniciativë dhe para tyre foli për universitetin, të arriturat dhe sfidat të cilat i ka tejkaluar deri më tani. Po ashtu, ai foli për programet, stafin akademik, Bordin Industrial, i cili është pjesë ndihmëse e Universitetit, posaqërisht në hartimin e kurrikulave mësimore, etj.
“Ne jemi universitet unik dhe i vetmi i shkencave të aplikuara në Kosovë dhe si i tillë kishte për qëllim cilësinë dhe kualitetin, e jo numrin e madh të studentëve. Qëllimi i universitetit tonë është që objektivat mësimore studentët ti arrijnë me 50% të punës prakitke nëpër biznese, krahas punës teorike e cila bëhet në universitet. Bashkëpunimi i institucionit tonë me student asnjëherë nuk ka pasur barrier por gjithëherë ishte në shërbim të tyre në zgjidhjen e problemeve të cilat i preokuponin ata. Rinia jonë meriton një edukim të posaçëm, anadaj duhet të ndihmohen në çdo aspect e sidomos në atë financiar, për realizim të aktiviteteve të ndryshme në vend dhe jasht tij”, tha Rektori.
Krenare Çerkini falënderoj Rektorin për mbështetjen dhe gatishmërinë që kishte për studentët e universitetit tonë, e që ky bashkëpunim ka rezultuar mjaft i suksesshëm.
“Me shumë krenari e them se kam qenë studente e UShAF dhe kam udhëhequr Parlamentin Studentor të këtij Universiteti. Në UShAF vlerësohet shumë student që ndoshta fatkeqësisht nuk egziston tretman i tillë në universitetet tjera. Bashkëpunimin si USK po mundohemi ta shtrijmë edhe në nivelin ndërkombëtar.
Ndërsa, kryetarja e Parlamentit Studentor të UShAF, Xhyljeta Xhymshiti, falënderoj rektorin Bajraktari për mbështetjen dhe mundësitë që ua ka krijuar studentëve, si dhe mbështetjen e tij të parezervë, duke pritur secilin nga ne pa hezitim lidhur me kërkesat tona”, tha Xhyljeta.
Pas takimit me Rektorin, USK organizoj Punëtori me studentët e UShAF, me temat: “Raporti student – profesor, si është dhe si do të ishte” dhe “Faktori i orientimit në karrierë”, e cila punëtori rezultoj si mjaftë e qëlluar dhe e suksesshme.
Marrëveshja ka për qëllim përcaktimin e angazhimeve të ndërsjella të palëve në realizimin e projekteve konkrete në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit në Republikën e Kosovës, e cila synon përforcimin e kapaciteteve intelektuale, kulturore e sportive të studentëve kosovar, si dhe promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të interesit të përbashkët të të dyja palëve.
Rektori Bajraktari falënderoi koordinatorin Hoti për mundësinë që po ua jep studentëve për realizimin e aktiviteteve sportive, kulturore dhe edukative, si dhe ofroj mbështetje në përmbushjen e këtij programi. Po ashtu, para tij shpalosi historikun e Universitetit, si dhe të arriturat dhe sfidat që ka pasur.
Ndërsa, Ministri Hoti u nda i kënaqur nga ky takim dhe premtoj se do të angazhohen që aktivitetet e përfshira në këtë Marrëveshje të zbatohen në mënyrën më të mirë të mundshme.
UShAF do të kontribuoj në këtë program duke siguruar pajisje, mjete të ndryshme sportive në gara të ndryshme, sigurimin e hapësirave të Universitetit për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, si dhe do të bëjë koordinimin me organizatat studentore të Universitetit, në mënyrë që të inkurajoj bashkëpunimin dhe aktivitetet e ndryshme vullnetare.
Programi Nacional për Rininë është hartuar për të gjithë nxënësit dhe studentët e Republikës së Kosovës dhe ka për qëllim ta bëjë më atraktiv mësimin dhe të nxjerrë talentë. Në kuadër të këtij programi do të organizohen gara në tri fusha kryesore: dituri, kreativitet kulturor dhe mendim kritik, si dhe në sport. Për të tria fushat janë përgatitur udhëzuesit për rrjedhën e garës.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Urimi i Rektorit për Festat e Fundvitit 24 Dhjetor, 2024
- Njoftim 24 Dhjetor, 2024
- Studentët dhe stafi akademik i UShAF realizojnë vizitë studimore në universitete dhe qendra kulturore të Shqipërisë 17 Dhjetor, 2024