Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Konkurs për Ese për 10-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës
- 6 Shkurt, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” fton të gjithë studentët e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës, të nivelit Baçelor e Master, të dorëzojnë ese për 10-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Biblioteka Kombëtare e Kosovës, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të Presidencës së Kosovës, organizon për herë të parë një konkurs të tillë, që mëton të nxisë shkrime kreative për Kosovën e pavarur.
Për më tepër kliko linkun.
Përshkrimi
Ky punim me shkrim (ese) rikthen te lexuesi rrugëtimin që Republika e Kosovës ndoqi për dhjetë vjet, prej ditës së shpalljes së Pavarësisë – më 17 shkurt të vitit 2008. Konkursi sprovon studentët të shkruajnë ese origjinale dhe kreative për rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë, për dëshirat, pritjet, sfidat dhe arritjet e saj. Eseja mund të adresojë fatin historik të Kosovës e të njerëzve të saj, nga pikëshikime personale, shtetërore, kombëtare apo ndërkombëtare.
Rregullat e konkursit
Të gjitha punimet duhet të dorëzohen online deri më 12 shkurt 2018, përmes formës së regjistrimit të cilën e gjeni në linkun: Apliko online.
Me dorëzimin e punimit tuaj, ju pajtoheni se Biblioteka Kombëtare e Kosovës rezervon të drejtën e autorësisë për ta shtypur, botuar apo ekspozuar punimin e përzgjedhur. Dorëzimi i punimit për botim nënkupton që punimi është një punë origjinale, e cila nuk ka qenë e botuar më parë dhe nuk është në të njëjtën kohë në shtyp ose duke u konsideruar për botim diku tjetër (qoftë në kopje elektronike, apo të shtypur).
Vendimet që merr Këshilli për Përzgjedhjen e Esesë më të mirë për 10-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës janë definitive.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” nuk mban përgjegjësi për punime të humbura, të dorëzuara me vonesë, apo të mangëta.
Të gjitha punimet duhet t’u përmbahen udhëzimeve për esenë.
Punimet që nuk u përmbahen udhëzimeve do të skualifikohen.
Punimet e përzgjedhura do të shpërblehen.
Udhëzime për esenë
Punimet duhet të jenë të kufizuara në më së shumti 2500 fjalë, (me hapësirë njëfish, margjina standarde të Microsoft Office Word, me shkronja të tipit 12 pikë), duke përfshirë fusnotat dhe literaturën. Esetë duhet të përdorin fontin Times New Roman, madhësinë 12 me hapësirë të dyfishtë për pjesën kryesore të esesë dhe fontin 10 me hapësirë të njëfishtë për fusnota;
Faqja e parë e dorëshkrimit duhet të ketë titullin e punimit dhe pseudonimin (shifrën).
Faqja e dytë e dorëshkrimit duhet ta ketë titullin, një abstrakt (përmbledhje) deri në 150 fjalë dhe një listë me më së shumti gjashtë fjalë kyçe.
Teksti kryesor i punimit fillon në faqen e tretë. Pas përfundimit të tekstit kryesor të punimit, në faqet e fundit jepen: shënimet, literatura.
Referencat e gjata, qoftë citime, qoftë të dhëna, duhet të ndahen nga teksti kryesor dhe të dallohen.
Autorët nuk duhet të vendosin emrin e tyre apo ndonjë informatë identifikuese në ese.
Çmimet
Shpërblimi për vendin e parë është 500 euro.
Shpërblimi për vendin e dytë është 400 euro.
Shpërblimi për vendin e tretë është 300 euro.
Ese të pranuara për botim eventual (deri në 5) – 100 euro.
Apliko online
http://biblioteka-ks.org/Ngjarje/Konkursi10VjetPavaresi.php
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Studentët dhe stafi akademik i UShAF realizojnë vizitë studimore në universitete dhe qendra kulturore të Shqipërisë 17 Dhjetor, 2024
- PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE DHE TË DIPLOMUARVE NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN QENDRORE TË UShAF. 16 Dhjetor, 2024
- Studentët dhe stafi i UShAF vizituan Ambasadën e Kosovës në Shqipëri 11 Dhjetor, 2024