Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Në kuadër të partneritetit me programin Erasmus+, përfaqësues të administratës së UShAF, po qëndrojnë në Varshavë
- 18 Maj, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit Stafi Akademik dhe Studentët për mobilitet nga UShAF ZMN

Në kuadër të Punëtorisë që po mbahet në këtë javë në Varshavë të Polonisë, të titulluar “Java e stafit administrativ”, e organizuar nga Universiteti i Ekologjisë dhe Menaxhmentit, po qëndrojnë zyrtarët e administratës së UShAF, z. Azem Jashari – Sekretar i Përgjithshëm i UShAF dhe z. Armend Hysa, zyrtar i shërbimit të studentëve.
Pasiqë nikoqirët e këtij evenimenti iu dëshiruan mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve dhe njoftimit me agjendën dhe dinamikën e punës gjatë kësaj jave, u fillua me paraqitjen e prezantimeve për secilin universitet pjesëmarrës, ku për UShAF prezantimin e bëri z. Armend Hysa.
Ai para pjesëmarrësve dhe organizatorëve elaboroi historikun, organizimin institucional si dhe funksionimin e administratës dhe organeve tjera menaxheriale në kuadër të Universitetit, përfshirë edhe Bordin Industrial si organ specifik për Universitetin tonë, njëherit me theks të veçantë u potencuan marrëveshjet e bashkëpunimit më kompanitë vendore dhe partneriteti me universitetet evropiane.
Në këtë Punëtori njëjavore, ku po shkëmbehen përvoja nga fusha e administratës së Universiteteve, krahas nikoqirit dhe Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, po marrin pjesë edhe pjesëmarrës nga këto universitete: Universiteti Sumy State – Ukrainë, University Armenien State Pedagogical – Armeni, University of Nis- Serbi, National Technical University (Igor Sykorsky Kyiv Politechnic Institute) – Ukrainë.
This post is also available in: English
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
H | M | M | E | P | S | D |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | |
7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 |
14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 |
21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 |
28 | 29 | 30 |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Urimi i Rektorit Bajraktari për festën e Fitër Bajramit 29 Mars, 2025
- Lajmërim 28 Mars, 2025
- Shkëmbim i përvojave akademike mes UShAF dhe FH Salzburg 11 Mars, 2025
This post is also available in: English