Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të UShAF dhe Ndërmarrjes hoteliere “SIRIUS”, në Prishtinë
- 18 Mars, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe drejtori i Ndërmarrjes hoteliere “SIRIUS” në Prishtinë, z. Sami Ahmeti, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e hotelerisë dhe turizmit.
Marrëveshja ka për qëllim që t’iu mundësojë studentëve të UShAF të kryejnë punën praktike në Ndërmarrjen hoteliere, e cila është pjesë e plan-programit mësimor në Fakultetin e Turizmit dhe Ambientit.
Rektori Bajraktari falënderoj pronarin e Ndërmarrjes për gatishmërinë e nënshkrimit të Marrëveshjes dhe u shpreh i bindur se partneriteti do të kontribuoj në mënyrë të dyanshme dhe se ky kontribut ka edhe për qëllim edukimin e gjithmbarshëm shoqëror dhe ekonomik të vendit.
Ndërsa, pronari i Ndërmarrjes, z. Sami AHMETI u shpreh i kënaqur me fillimin e bashkëpunimit me UShAF dhe potencoi se me kënaqësi do të kontribuoj që ky partneritet të jetë i qëndrueshëm në të mirë të studentëve, i cili më pas do të ketë ndikim në zhvillimin e aftësive profesionale të tyre në mënyrë që ata të jenë menaxherët e së ardhmes në lëmin e hotelerisë.
“SIRIUS” është hotel me 5 yje, i vendosur në qendër të Prishtinës, me staf profesional dhe i njohur për ofrimin e shërbimeve hotelerike shumë cilësore në Kosovë.




Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Shkëmbim i përvojave akademike mes UShAF dhe FH Salzburg 11 Mars, 2025
- Ceremoni për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Gruas në UShAF 8 Mars, 2025
- Urime 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas 8 Mars, 2025