Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Marrëveshje Bashkëpunimi me Fabrikën “Profilstar” dhe Ndërmarrjen “Loni” në Ferizaj
- 1 Nëntor, 2016
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Fabrikën për Prodhimin e Mobileve “Profilstar” dhe me Ndërmarrjen për Përpunimin e Xhamit “Loni” në Ferizaj për mësimin praktik të studentëve.
Rektori i USHAF-it, Prof. Dr. Agron Bajraktari, u shpreh i kënaqur nga nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve, sepse po zgjerohen edhe më shumë mundësitë për zhvillimin e punës praktike të studentëve.
Rektori Bajraktari falënderoi bashkëpunëtorët e rijn të USHAF-it, të cilët po u japin mundësi studentëve që teorinë ta zhvillojnë edhe në praktikë, ndërsa theksoi se sipas këtyre marrëveshjeve do të përfitojnë edhe bizneset nga përvoja e mësimdhënësve dhe nga puna e njohuritë e studentëve.
“Tanimë Universiteti ka bërë 40 Marrëveshje Bashkëpunimi me institucione dhe biznese vendore dhe ndërkombëtare dhe është bërë mjaft i kërkuar nga të rinjtë e Kosovës e më gjerë. Jam shumë i lumtur që UShAF po nxjerrë kuadra të mira, të përgatitura për tregun e punës, për të cilët Kosova ka shumë nevojë. Studentët tanë po tregojnë rezultate, gjë që na bën të krenohemi me Universitetin tonë dhe me punën e përkushtimin e studentëve dhe profesorëve tanë”.
Përfaqësuesi i “Profilstar”, z. Bujar Sejdiu dhe përfaqësuesi i kompanisë “Loni”, z. Driton Rexhepi u shprehën të kënaqur që do të kenë mundësinë të kontribuojnë në aftësimin e studentëve, por edhe se do të kenë mundësinë të përfitojnë nga puna dhe kreativiteti i tyre.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
| H | M | M | E | P | S | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
| 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
| 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
| 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
| 29 | 30 | 31 | ||||
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Punëtori dyditore “Introduction to AI in Design and Arts” në UShAF 4 Dhjetor, 2025
- Rektori Bajraktari uron të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit 27 Nëntor, 2025
- L A J M Ë R I M 27 Nëntor, 2025



