Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Ligjëratë nga Irene Glendinning para Stafit dhe studentëve të UShAF mbi Integritetin Akademik, Plagjiaturën dhe mashtrimet në Arsimin e Lartë
- 5 Dhjetor, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u mbajt ligjëratë me temën ‘’ Integriteti Akademik, Plagjiatura dhe Mashtrimet në Arsimin e Lartë’’, nga Prof. Dr. Irenne Glendinning nga Universiteti i Coventry.
Rektori i UShAF, Prof. Dr Agron Bajraktari e priti në takim Ligjëruesen Glendinning, të cilën e falënderoi për kontributin dhe gjetjen e kohës për mbajtjen e një ligjërate shumë të rendësishme për studentët dhe stafin e Universitetit.
‘’Kjo dukuri është prezente në pothuajse të gjitha institucionet në shumë aspekte e posaçërisht për pronën intelektuale, e cila duhet të mos cënohet dhe të ruhet si çdo pronë tjetër e garantuar me ligj’’, tha rektori Bajraktari.
Ligjëruesja Glendinning, para studentëve dhe stafit foli për korrupsionin dhe ndikimin e tij në shoqëri, Integritetin akademik dhe kërkimor, si dhe reagimet e institucioneve në forma të ndryshme për luftimin e kësaj dukurie negative.
‘’Plagjiatura dhe mashtrimet në Institucionet e Arsimit të Lartë, sipas sondazheve të bëra janë të përhapura në tërë Evropën, ndërsa rast studimi janë marrë 6 shtete ballkanike. Është gjetur korrupsion i lartë për shkak të ligjëratave klasike, provimeve me shkrim, kopjimit nga ana e studentëve, etj. ‘’
Po ashtu, ajo foli edhe për konstatimet se nëpër institucione ekziston dukuria e ryshfetit, mospërfilljes së standardeve të mësimdhënies, privilegjit dhe kushtëzimeve të tjera, duke filluar prej pranimit në studime e deri tek vlerësimi i dijes së studentëve, që sipas saj të gjitha këto ndikojnë në uljen e vlerave të institucionit dhe se për t’i luftuar këto dukuri duhet përballje, guxim, ndershmëri dhe transparencë, si dhe sanksionim me masa ndëshkimore.
This post is also available in: English
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Studentët dhe stafi akademik i UShAF realizojnë vizitë studimore në universitete dhe qendra kulturore të Shqipërisë 17 Dhjetor, 2024
- PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE DHE TË DIPLOMUARVE NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN QENDRORE TË UShAF. 16 Dhjetor, 2024
- Studentët dhe stafi i UShAF vizituan Ambasadën e Kosovës në Shqipëri 11 Dhjetor, 2024
This post is also available in: English