Lajmërohen studentët në nivelin Bachelor dhe Master, se nga data 22.02.2024 e deri më 29.02.2024 do të bëhet regjistrimi i semestrit veror për vitin akademik 2023/2024.
Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar, për shkak se sistemi elektronik mbyllet në mënyrë automatike dhe pas këtij afati nuk mund të bëhet regjistrimi i semestrit.
Studentët në nivelin Bachelor, të cilët e regjistrojnë për herë të parë semestrin II, IV, VI dhe në nivelin Master, semestri i II dhe IV duhet t’i regjistrojnë lëndët në SMU dhe të klikojnë butonin përfundo dhe nuk kanë nevojë të sjellin në administratë raportin pasi që semestri do të ju regjistrohet në mënyrë automatike.
Studentët të cilët e përsërisin semestrin e II, IV, VI në nivelin bachelor dhe e përsërisin semestrin e II dhe IV në nivelin master, duhet të shkarkojnë fletëpagesën dhe t’a paguajnë në njëren nga bankat dhe t’a sjellin te Zyra e Shërbimit të Studentëve.
Linku i lajmërimit: