Bazuar në vendimin e Senatit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), për lejim të afatit të provimeve të Prillit 2026, lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se duke filluar nga data 10.04.2026 deri më 16.04.2026 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Prillit 2026.
Gjithashtu ju njoftojmë që gjatë kësaj kohe, studentët të cilët nuk kanë arritur ta regjistrojnë semestrin veror 2025/26, luten të paraqiten te zyra e shërbimit të studentëve për regjistrim, pasi SMIS nuk i lejon të paraqesin provimet.
Studentët i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati sistemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitje të provimeve.
Në këtë afat studentët mund t’i paraqesin vetëm dy provime.
VËNI RE! Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar dhe të kontrollojnë tek lista e rezultateve për verifikim të paraqitjeve të provimeve, përndryshe pas mbylljes së sistemit elektronik është e pamundur paraqitja e provimeve.
Ferizaj, 10.04.2026 NGA ADMINISTRATA QENDRORE