Bazuar në vendimin e Senatit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), për lejim të afatit plotësues të provimeve të nëntorit 2025, lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se me datën 10.11.2025 dhe me datën 13.11.2025 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Nëntorit 2025.
Gjithashtu ju njoftojmë që në datat e lartëshënuara, studentët të cilët nuk kanë arritur t’a regjistrojnë semestrin dimëror 2025/26, mund të paraqiten te zyra e shërbimit të studentëve për regjistrim, pasiqë sistemi elektronik SMIS nuk i lejon të paraqesin provimet pa pasur të regjistruar semestrin përkatës.
Studentët i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati sistemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitje të provimeve.
Në këtë afat studentët mund t’i paraqesin vetëm dy provime.
VËNI RE! Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar dhe të kontrollojnë tek opsioni rezultatet-afati i nëntorit, për verifikim të paraqitjeve të provimeve, përndryshe pas mbylljes së sistemit elektronik është e pamundur të bëhet paraqitja e provimeve.
Udhëzuesi për paraqitje të provimeve
Ferizaj, 07.11.2025 NGA ADMINISTRATA QENDRORE